Smartphone luksoz nuk kanë lidhje me prakticitetin, efiçencën apo gjëra të tjera që mund ti lidhim me botën utilitare të elekotronikës moderne të konsumit.

Por kjo pajisje, si Gionee M2017 flasin për madhësi, stil, dhe fuqi. M2017, i cili do të jetë i kufizuar në tregun kinez, vjen me një bateri prej 7000 mAh, në një kohë kur pjesa më e madhe e telefonëve e kanë atë 3000 mAh. Kjo pajisje gjithashtu vjen me një procesor Snapdrago 653 dhe 6 GB RAM. Për këtë lloj baterie dhe procesori ai kushton 1 mijë dollarë.

Këto karakteristika janë vetëm gjysma e të dhënave të telefonit luksoz. Gjysma tjetër ka të bëjë me dizajnin. Njësoj si telefoni tjetër luksoz, Vertu, me stilin me bizhuteri, e bën smartphone si një objekt të kënaqshme si ora apo portofoli.

M2017 vjen me përmbajtje ari, një veshje të kameras me ar, dhe ikonat e programit janë gjithashtu ngjyrë ari. Telefoni gjithashtu ka një ekran të lakuar, si Samsung Galaxy S7 Edge. Nuk është ende e qartë se kur do të dalë në treg në Kinë, dhe gjithashtu edhe software që do të ketë apo përditësimet e Android.

Top Channel