Qendra për fëmijët në kërkim të talenteve të reja

29/12/2016 00:00

Fundviti e ka gjetur ndryshe Qendrën Kombëtare Kulturore në Tiranë. Godina, ku aktivizohen aktualisht 450 fëmijë dhe të tjerë në vijim do të hedhin hapat e parë të edukimit artistik, tani është shndërruar në një qendër moderne për të pritur vogëlushët të ndjekin kurse të ndryshme në kërcim, pikturë apo vegla muzikore.

“Jam shumë i gëzuar që sot shikoj të realizuar këtë dëshirë për të krijuar një qendër të vërtetë formimi artistik për fëmijët. Jo të gjithë nesër do të vendosin të bëhen artistë, por në këtë rrugë, duke marrë edhe këtë ushqim të veçantë shpirtëror dhe estetik, patjetër që çfarë do të bëni nesër do të jeni me siguri më të pasur”, tha kryeministri Rama.

“450 fëmijët që lëvizin brenda javës në kurset që zhvillohen këtu, tashmë do të kenë të gjitha mjediset e nevojshme. Por do të jetë edhe një mesazh për prindërit që fëmijët i kanë në duar të sigurta”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kryeministri Rama, premtoi se këtë projekt do ta shtrijë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Top Channel