Gascoigne në telashe, ish-futbollisti në gjendje të rëndë

29/12/2016 00:00

Paul Gascoigne dhe alkooli është një binom qeëduket se do të ketë një raport pa mbarim.

Ish-futbollisti ikone i kombëtares angleze është shtruar me urgjencë në një spital të Londrës për shkak të një traume të rëndë në kokë, të cilën e pesoi pas rënies nga shkallët e një hoteli luksoz.

Dëshmitarë të aksidentit rrëfyen se Paul Gascoigne u shty dhunshëm nga një burrë i paidentifikuar dhe gjendja e rënduar prej alkoolit, solli dhe plagosjen.

Sipas punonjësve të hotelit, incidenti me ish-futbollistin regjistroi fjalë fyese dhe më pas konfliktin fizik. Kështu ish-mesfushori më i dashur i tifozëve anglezë, regjistron një tjetër precedent të rëndë me një ves që me gjasë do t’i kushtojë jetën.

Në kontrast me rastet në muajt e kaluar, Gascoigne këtë herë ka arritur të evitojë burgun.

Top Channel