Të gjithë në Çeçeni

28/12/2016 00:00

Deri pak vjet më parë Çeçenia ishte një sinonim i luftës dhe konflikteve me armë, por sot nën ritmin e milionave të fituar nga pasuritë natyrore, kjo republikë është kthyer në tërheqëse edhe për sportin më popullor në planet.

Pas Bekim Balajt dhe Odise Roshit, një tjetër futbollist shqiptar zgjedh të luajë me fanelën e skuadrës së Terek Groznit, në kryeqytetin çeçen.

Bernard Berisha, mesfushori i shpejtë i përfaqësueses së Kosovës firmosi për 3 sezone e gjysmë me ekipin që militon në kigën ruse dhe marrëveshja e transfertës sipas mediave me qendër në Moskë, është rreth 1.5 milionë euro.

Klubi i Terek Groznit konfirmoi zyrtarisht transferimin nga Anzhi Makashkala, të ish-futbollistit që shkëlqeu në Shqipëri me Skënderbeun.

Bisedimet u iniciuan nga dy lojtarët shqiptarë të Terek Groznit, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.

Ky i fundit aktualisht me pushime në Brazil nuk iu shkëput sportit të preferuar, por këtë herë në panoramën impresionuese të Kopakabanës në Rio dhe me një legjendë futbolli si braziliani Romario.

Top Channel