Edhe teatri i flet dhunës ndaj gruas. Erand Sojli ka zgjedhur që pas një të shkuare me 9 shfaqe të vijë sërish si dramaturg me “Marta”.

Në qendër të saj është figura femërore, që vuan pasojat e një shoqërie tradicionale. Dikur ajo ka pranuar të heqë dorë nga liria për dashurinë, ndërsa sot ndodhet në udhëkryqin e zgjedhjes ndërmjet këtyre të dyjave dhe të ardhmes.

“Një femër e dhunuar shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht nuk mund të arrijë të rrisë brza të shëndetshëm”, shprehet regjisori Erand Sojli.

Shfaqja ka elementë të metaforës artistike. Ndërsa gjuha dramatike dhe vepruese është pika e fortë e saj.

“Në rrugëtimin e femrës shqiptare në këtë tranzicion të vështirë do të kuptosh edhe simbolin edhe metaforat, të cilat janë shumë më të thjeshta nëse i futesh gjërave thellë”, thotë Sojli.

Elementët artistikë te “Marta” janë të vështirë, por emocioni përcillet dukshëm. Nën interpretimin e Yllka Mujos, Kastriot Shehit dhe Eglantina Cenomerit, shfaqja e fundit për publikun do të vijë mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Top Channel