Portieri prek topin me dorë. Penallti!!! (Video)
27/12/2016 00:00
Arbitri i njohur turk Cuneyt Cakir ka marrë një vendim absurd në ndeshjen e kampionatit të vendit të tij mes Rizesportit dhe Osmanlisporit.
Gjyqtari akordoi një 11-metërsh kundër Osmanlisporit, pasi mendoi se një lojtar i kësaj skuadre e preku topin me dorë brenda zonës. Kjo gjë ishte e vërtetë, por ai lojtar ishte portieri i Osmanlisporit.
Pavarësisht protestave të portierit Karcemarskas, Cakir nuk e ndryshoi vendimin e tij.
Top Channel