Gjobë për mbipeshën

27/12/2016 00:00

Për të shtuar kilometrat e vrapimit në fushë duhen pakësuar kilogramët e tepërt dhe për t’i bërë ballë mbipeshës, në futbollin francez po mendojnë gjoba të çuditshme.

Te skuadra e Monpellier rezultatet në fushë janë mesatare dhe stafi teknik ka menduar që të kufizojë lojtarët përmes dietave ushqimore… dhe atyre ekonomike.

Trajneri Frederik Hantz ka bërë të ditur se futbollistët e ekipit që militon në ligën transalpine, do të gjobiten nëse kthehen me kilogramë më shumë se duhet nga festat e fundvitit.

“Nëse thyejnë rregulloren, të gjithë ata lojtarë do të detyrohen të paguajnë 1 euro në arkat e klubit për çdo gramë më shumë në trupin e tyre. Gjoba mund të duket qesharake, por nuk është aspak kështu”, shpjegoi tekniku.

Sinteza e dënimit dhe politikës së adoptuar nga klubi francez është për të përmirësuar formën fizike të futbollistëve që duket se ka çaluar në pjesën e parë të sezonit.

Montpellier gjendet në mesin e renditjes së ligës franceze me 22 pikë. Për këtë trajneri Hatnz i cili ka objektiv kupat europiane, ka kërkuar nag futbollistët që të fokusohen tek detajet që mund të bëjnë diferencën në fushë.

Top Channel