Tregu 446-vjeçar në Strasburg

26/12/2016 00:00

Të ashtuquajturat tregjet e Krishtlindjes nëpër botë, përveçse konsiderohen si vende argëtimi ku mbledhin bashkë njerëzit në periudhë festash , nga ana tjeter gjenerojnë edhe të ardhura të konsiderueshme ekonomike për qytetin.

Tregu me i vjeter i Krishtlindjes në Europë është ai i Strasburgut i cili daton 446 vite më pareë I lokalizuar në kufirin franko-gjerman , ai konsiderohet si një treg ndërkombëtar. Përveç banorëve ai është kthyer në një atraksion të madh turistik,ku mbi 2.5 milionë vizitorë udhëtojnë drejt Strasburgut në periudhën e festave. Në tregun e Krishtlindjeve të qytetit gjenden mbi 300 kabina druri të cilat tregtojnë produkte vendase me aromë festash.

“Fitimet totale nga periudha e Krishtlindjeve janë të paktën 400 milionë euro, përfshirë këtu 100 milion euro që na vijnë vetëm nga dyqanet ,hotelet dhe agjensite turistike. Perveç tyre po ashtu edhe linjat ajrore dhe kompanite hekurudhore janë fitimprurëse”, thotë nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel.

Por shijen e Strasburgut mund ta gjesh edhe nëpër botë. Autoritetet kanë menduar edhe për këtë.

“Që në vitin 2009 ne kemi shtrirë degët e produkteve tona edhe në Moskë, Tokio apo deri në Pekin. Kjo bën që të tërheqim turistët që janë të interesuar ta vizituar Strasburgun nga afër”, vijon Fontanel.

Strasburgu është kthyer në shembull suksesi. Qyteti ka frymëzuar shumë shtete të botës pasi prezanton konceptin e planifikimit dhe atë të tregtisë. Jo rastësisht Strasburgun e kanë konsideruar si kryeqytetin e periudhës festive të fundvitit.

Top Channel