Roma, sa shumë gola, lë pas Juven

26/12/2016 00:00

Ka një klasifikim që i përzien disi ekuilibrat e futbollit italian e për një herë të vetme në vitet e fundit, tregon Juventusin në pozicione ndjekëse krahasuar me të tjerët.

Sulmi më i mirë i vitit kalendarik nuk ka në vend të parë kampionët në fuqi por Romën e trajnerit Luciano Spaleti. Skuadra kryeqytetase me 90 gola në 39 ndeshje, është ajo më profiilike në Serinë A, nëse analizojmë 12 muajt që po lëmë pas.

Formacioni verdhëkuq është ekipi më efikas para portës kundërshtare, duke lënë në vend të dytë Napolin e trajnerit Sarri, i ndalur në kuotën 89 gola pavarësisht spektaklit dhe 8 rrjetave vetëm në dy ndeshjet e fundit.

Në shkallën më të ulët të podiumit për renditje e ekipeve që shënojnë më shumë është Juventus me 83 gola, edhe pse me një ndeshje më pak se rivalët.

Në këmbët e podiumit dhe pa hyrë dot mes të parave të klasës, është skuadra e Torinos e inspiruar në pankinë nga Mihajlovic dhe në fushë nga sulmuesi Beloti. Ekipi granata ka qenë i aftë të lërë pas të paktën deri më tani, ekipe si Lazio, Inter dhe Milan.

Top Channel