Dzeko: Titulli? Mund t’ia dalim

26/12/2016 00:00

Edin Dzeko po kalon në një moment të mirë. Me 13 gola të realizuar këtë sezon në kampionatin italian po e mban Romën lart në klasifikim dhe është shndërruar në idhullin e tifozëve verdhëkuq.

Pas 18 javëve të para të Serisë A, Roma pozicionohet në vendin e dytë të klasifikimit me 4 pikë më pak se Juventusi që ka dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Pavarësisht kësaj, sulmuesi boshnjak beson se Roma mund të parakalojë Juven dhe të shpallet kampione në muajin maj.

“Juve është një skuadër e fortë, por gjithçka është e mundur pasi asgjë nuk ka përfunduar”, dekalroi ai.

Edin Dzeko në fjalën e tij kërkoi dhe ndihmën e tifozëve sepse pa mbështetjen e tyre skuadra verdhekuqe e ka shumë më të vështirë për të arritur suksese të njëpasnjëshme.

“Ne luajmë për tifozët dhe kur shikoj që stadiumi ynë nuk është plotë, nuk më vjen mirë. Me Juventusin ndodh e kundërta, ata e kanë gjithmonë stadiumin të mbushur. Nëse edhe tifozët tanë do të ishin më të shumtë në shkallët e stadiumit gjithçka do të ishte më e lehtë për ne”, tha boshnjaku.

Top Channel