Barça interesohet për brazilianin Coutinho

26/12/2016 00:00

Legjenda dhe ambasadori i skuadrës së Barcelonës, Ronaldinho, ka zbuluar se katalanasit janë shumë të interesuar për mesfushorin e Liverpool, Philippe Coutinho, dhe synojnë që ta transferojnë në “Nou Camp”.

Coutinho ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon në kampionatin anglez duke shënuar 5 gola në 13 ndeshje. Por ky moment i mirë u ndërpre nga një dëmtim.

“Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Europë këtë sezon dhe e di se Barcelona është shumë e interesuar për të. Liverpool dëshiron ta mbajë dhe të ndërtojë lojën rreth tij, por kur ju luani në nivele të larta siç po luan Coutinho, gjithmonë do të ketë interes”, tha Ronaldinho.

24-vjeçari aktualisht është në proces rikuperimi dhe nuk pritet të luajë në dy ndeshjet e mbetura para Vitit të Ri, edhe pse Jurgen Klopp deklaroi se më 31 dhjetor ndaj Manchester City braziliani mund të jetë në fushë.

Top Channel