Një robot që pikturon, bën firma, kujdeset për ftesat tuaja të dasmës që shkruhen me dorë? Për këtë Evil Mad Scientist Labs ka ndërtuar robotin që do të merret me gjithë këto gjëra.

Quhet AxiDraw V3, dhe do të jetë shpëtimtari juaj në artin e shkrimit me dorë. Ai është një stilolaps robot që shërben si një makinë “personale shkrimi dhe vizatimi”.

Por për çfarë mund të përdoret? AxiDraw V3 mund të mos jetë ideal për përdorues të zakonshëm, dhe kjo dhe për shkak të kostos së tij prej 475 dollarësh. Por mund të jetë shumë i mirë për ata që krijojnë ftesa festash apo firmosin duzina me dokumente.

Top Channel