Krishtlindjet janë afër dhe aplikacionet, të kryesuara nga Facebook janë veshur me temën e festës. Që nga ngjitëset e krishtlindjeve në Instagram tek videotelefonatat e WhatsApp janë disa risi që vijnë në këtë fundvit në rrjetet sociale.

Mes të rejave të fundit është ajo e “maskave” me temë festive që përdoruesit do të kenë në pamjet direkte të video streaming. Një mënyrë e lezetshme për të zgjedhur dhe shpërndarë me miqtë e të afërmit e largët momentin e hapjes së dhuratave poshtë pemës, dhe përgatitjen e pjatancave të drekës.

Me temën e dekorimeve është vendosur dhe fotoja e profilit në Facebook, që mund ta personalizosh me një video apo foto të përkohshme, që ‘zhduket’ kur përfundojnë festat.

Ata që duan të kalojnë kohën mund të luajnë në Messenger, ndërsa për të organizuar udhëtimet dhe aktivitete të tjera mund të kërkoni ndihmë në bot-chat të automatizuara, që do të shfaqen pikërisht në Messenger.

Përveç kësaj në Messenger prej pak kohësh është vendosur dhe funksioni i Fotokamerës me opsione që shtojnë pak ngjyra festash fotove dhe videove të dërguara.

Gjithashtu nuk mund të mungonin filtrat dhe ngjitësat e festave në Instagram, një aplikacion ku Facebook po investon shumë, edhe duke ndjekur gjurmët e Snapchat.

Top Channel