F1, “Pirelli” cakton gomat për 2017-ën

23/12/2016 00:00

Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë pas 3 muajsh, por kjo nuk e pengon Pirellin të bëjë të ditur gomat që do të përdoren në 2 garat e para të këtij botërori në Australi dhe Kinë.

Rregullorja thekson që përcaktimi i gomave që do të përdoren në garat joevropiane të bëhet 15 javë përpara garave, ndërkohë që për ato në Kontinentin e Vjetër, njoftimi është 9 javë përpara.

Në Australi, skuadrat do të kenë në dispozicion për kualifikueset gomat PZero të buta, super të buta dhe ultra të buta, ndërsa për garën ato do të përdorin gomat e buta dhe super të buta.

Në çmimin e Madh të Kinës, në provat zyrtare skuadrat do të përdorin gomat e mesme, të buta e super të buta, ndërsa në garë ato të mesme e të buta.
Në të njëjtën kohë, Pirelli kujton se për vitin 2017, gama e gomave është ridizenjuar, me përmasa të reja që i bën ato më të gjera në krahasim me vitet e kaluara.

Top Channel