NBA, sukses për Oklahoma e Cleveland

22/12/2016 00:00

Russell Westbrook bëhet sërish njeriu i ndeshjes për Oklahoma City Thunder në NBA.

Ishte ky basketbollist që udhëhoqi skuadrën e Thunder drejt fitoress ndaj New Orleans Pelicans 121-110, falë një paraqitjeje në kufijtë e perfektes me 42 pikë, 10 topa në tabelë dhe 7 asist.

Pas këtij suksesi, bilanci i Oklahomës shkon në 17 fitore dhe 12 humbje, me Thunder që e sheh veten në vendin e 7 të Konferencës së Perëndimit.

Cleveland Cavaliers iu fal Kyrie Irving në fitoren e shënuar ndaj Milwaukee Bucks. 113-102 ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide në favor të kampionëve në fuqi të NBA, me Irving që e mbylli sfidën me 31 pikë personale të shënuara, ndërkohë që LeBron James nuk e kaloi kuotën e 29 pikëve.

Në ndeshjet e tjera të NBA, spikat fitorja e Houston Rockets ndaj Phoenix Suns 125-111, Washington Wizards mundi Chicago Bulls 107-97, ndërsa Memphis Grizzlies mposhti Detroit Pistons në “Auburn Hills” me rezultatin 98-86, një sukses ky që erdhi pas 3 disfatave radhazi.

Top Channel