Interi spektakël ndaj Lazios, tre gola në 11 minuta

21/12/2016 00:00

Duket se nën drejtimin e Stefano Pioli për Interin po fillon një epokë e re, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Seria A, një ecuri që tek zikaltrit kishte kohë që nuk dukej.

Ndërsa 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura për të dyja ekipet, pjesa e dytë ka qenë shkatrimtare për ekipin e Simeone Inzaghit.

Ever Banega në të 54’ ka hapur siparin e golave për zikaltrit, 2 minuta më pas ka qenë Icardi që ka dyfishuar rezultatin, e po argjentinasi në të 65’ ka shënuar edhe golin e tretë për Interin, duke e mbyllur ndeshjen 3-0.

Me këtë fitore, Interi i afrohet kreu të tabelës, duke u renditur i 7-ti me 30 pikë, pas 18 javësh.

Top Channel