Për të dytin vit radhazi, Ministria e Punëve të Jashtme organizoi “Colours of Albania”, një konkurs që rrefen ngjyrat e Shqipërisë përmes artit të fotografisë.

Këtë vit pjesëmarrja ishte më e gjërë. Mbi 10 mijë fotografi u publikuan në rrjetet sociale me hashtagun “Colours of Albania” dhe një juri profesionistësh përzgjodhi mes tyre më të mirët.

“Nëpërmjet këtyre fotografive, Shqipëria tregon potencialin e saj të vërtetë si një destinacion turistik, si një vend i denjë për investime të huaja dhe si një vend europian”, deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Fotot më të mira do të jenë pjesë e një ekspozite fotografike në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në botë dhe pjesë e një “Booklet-i” që Ministria e Punëve të Jashtme do të shpërndajë në vizitat zyrtare. 

Top Channel