Materazzi kujton në Instagram goditjen me kokë të Zidanit

20/12/2016 00:00

Marco Materazzi kthehet në qendër të polemikave pasi publikoi një foto në Instagram.

Ish-mbrojtësi i Interit kujtoi fitoren e Italisë në Botërorin e vitit 2006 me një foto ku shihej momenti kur Zinedine Zidane e goditi me kokë.

Në foto duket edhe një top blu dhe një fanelë në nder të kësaj fitoreje të madhe.

Komentuesit italianë e mbështetën ish-futbollistin, ndërsa ata francezë e kritikuan shumë. Kishte madje dhe nga ata që i kërkuan ta hiqte këtë foto nga profili i tij.

Top Channel