“Loja që ndryshoi Shqipërinë”

20/12/2016 00:00

Mund të jenë të shumtë librat që flasin për historitë e futbollit shqiptar, megjithatë secili prej tyre ka veçantinë e vet.

Në librin e tij të pestë dhe të parin jo vetëm politik, “Loja që ndryshoi Shqipërinë”, Sokol Balla është munduar të sjell një formë të re të gjitha peripecitë që ka kaluar futbolli ynë në këto dy dekadat e fundit, dhe bashkë me të, edhe e gjithë Shqipëria.

“Ku libër flet për Shqipërinë, për ecurinë e saj në këto dy dekada e gjysmë. Në futboll pasqyrohet shpirti i Shqipërisë në epoka të caktuara i vuajtjes, i varfërisë, i lirisë dhe i prosperitetit, i atij fals të piramidave, por edhe atij real të pas viteve 2000”, u shpreh autori i këtij libri, Sokol Balla.

Europiani i Francës është një tjetër kapitull i sjellë në këtë libër edhe në sajë të eksperiencës personale të autorit, veç atyre që janë parë e dëgjuar për ato dy javë historike për kuqezinjtë. Në të flitet edhe për Paolo Tramezzani-n, në shfaqjen e tij të fundit si zëvendëstrajner i Kombëtares së Shqipërisë edhe në këtë prezantim libri, sepse nga e mërkura zyrtarizohet si trajner i Luganos në Zvicër.

“Mendoj se Shqipëria ka nevojë për shembuj pozitiv, ka nevojë për njerëz me vizion. Të gjithë duhet të kuptojmë se në jetë arrihen objektivat, nëse secili jep më të mirën e tij. Asgjë nuk vjen rastësisht dhe për këtë flet historia jonë. Në jetë mund të kesh fat ose jo, por vullneti dhe vendosshmëria nuk duhet të mungojë”, u shpreh De Biasi.

Ndërkohë që si në mbyllje të vitit kalendarit, një prag bilancesh, Sokol Balla veç falenderimeve për këto që ka kontribuar në arritjet e tij nga prindërit, për ato personale dhe deri tek Top Channel në ato profesionale, zbulon një sekret të vogël, vendimin e prezantimit të këtij libri pikërisht më 20 dhjetor, një datë kalendarike për shumë, por për të një ditë speciale.

“Ky libër del sot më 20 dhjetor në ditëlindjen e vajzës sime Belen, si shenjë shumë modeste e mirënjohjes sime ndaj dashurisë së saj për mua, ashtu si vetëm fëmijët dinë ta bëjnë, pastër dhe pafund. Kështu janë edhe dy fëmijët e mi, arsyeja që sot jam më i fortë, sërish. Ju falenderoj nga zemra dhe shpresoj ta shijoni librin ‘Loja që ndryshoi Shqipërinë’”, e mbylli fjalën e tij Sokol Balla.

Top Channel