Dortmundi ndalet sërish, Avdijaj shënon golin e parë me Schalke-n

20/12/2016 00:00

Katër ndeshjet e javës së 16 në Bundesligën gjermane të luajtura mbrëmjen e së martës kanë dhuruar rezultate surprizë, ku bie në sy një tjetër ndalim i Dortmundit në shtëpi, këtë herë nga Augsburg me rezultatin 1-1.

Miqtë ishin të parët që shënuan që në pjesën e parë me Dong-Won. Ndërsa me të nisur pjesa e dytë Dembele barazoi shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit pavarësisht përpjekjeve të shumta të vendasve për të gjetur golin e barazimit.

Për Dortmundin ky ishte barazimi i tretë radhazi në Bundesligë, ndërsa më parë barazoi edhe ndaj Realit të Madridit në Champions, në ndeshjen e fundit të grupeve të këtij kompeticioni.

Eintracht Frankfurt mposhti pastër 3-0 skuadrën e Mainzit, ndërsa Schalke 04 gaboi në transfertën e Hamburgut, duke u mposhtur 2-1 nga vendasit. Goli i vetëm për Schalke 04 u shënua nga Dionis Avdijaj, për të cilin ishte i pari në Bundesligë.

Edhe Monchengladbach hodhi një hap të gabuar këtë javë në kampionat, duke u mposhtur në shtëpi 1-2 nga Wolfsburg.

Ndeshjet e tjera të javës së 16 në Bundesligë do të zhvillohen mbrëmje e së mërkurës.

Top Channel