
2016 nuk mund të ishte një vit më i mirë për Federatën Shqiptare të Futbollit që shënoi arritjen më të madhe në histori me kualifikimin në Europian.
Kjo dhe shumë të tjera ishin pjesë e vlerësimeve të FSHF në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ku ishin prezente shumë protagonistë të së kaluarës dhe aktorë të futbollit aktual.
U vlerësuan kombëtarja shqiptare e futbollit dhe shumë emra të tjerë për arritjet e tyre. Mirel Josa mori në duar një kontribut për titujt me Skënderbeun, ndërsa pati nga ata si sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, që nuk ia besonin trofeun e tyre as duarve të presidentit Duka.
Pati gjithashtu ankesa në ceremoninë e zhvilluar nga FSHF. Shkulku nuk lëshonte vlerësimin e FSHF-së. Robert Jashari, këpuca e artë për 3 sezone radhazi ne kampionat shqiptar dhe shënuesi i parë kuqezi në eliminatoret e një botërori i kujtoi të pranishmëve, rolin thelbësor të historisë.
Top Channel