NFL, fitojnë New England dhe Dallas

19/12/2016 00:00

New England bëhet protagonist edhe i javës së 15 në National Football League (NFL). Skuadra e Patriots mposhti Denver Broncos në fushën e këtij të fundit me rezultatin 16-3.

Tom Brady nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por kjo pak rëndësi pati për New England, për të cilin spikati mbrojtja që i la shumë pak hapësira Denverit për të shkaktuar dëme. Ekuilibri i kësaj sfide u thye në periodën e dytë, kur LaGarrette Blount shënoi një “touch down”, i 15 për të në këtë sezon.

Ndërsa në Teksas, ishte Dallas ai që iu imponua rivalëve të Tampa Bay ndaj të cilëve fitoi 26-20. Në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, ishte i riu Ezekel Eliot që tërhoqi Cowboys drejt këtij suksesi me 1 “touch down” e 159 jardë. Për Dallasin kjo ishte fitorja e 12 në 14 përballje dhe tani kjo skuadër mund të festojë kalimin për në fazën e “playoff”-it.

Festoi kualifikimin për në “playoff” edhe Oakland Raiders që mposhti San Diego Chargers 19-16, ndërsa Pittsburgh Steelers fitoi ndaj Cincinnatit 24-20.

Top Channel