Real Madrid kampion bote, fiton 4-2 në finale

18/12/2016 00:00

Reali i Madridit u shpall ashtu siç pritej kampion bote për klubet, por finalja ndaj Kashima Antlers nuk u zbulua një shëtitje.

Formacioni galaktik vendosi duart te trofeu prestigjioz vetëm pas 120 minutash lojë dhe një rezistence të fortë nga japonezët që dhanë spektakël dhe luftuan me armë të barabarta deri kur eksperienca dhe Cristiano Ronaldo, prevaluan mbi krenarinë e vendasve.

4-2 u mbyll përballja mes formacionit merenges dhe Kashima Antlers, skuadra e parë aziatike që arrin finalen, dhe siç konfirmoi loja e kishte merituar plotësisht. Blankos morën epërsinë që në minutën e 9 kur Benzema shënoi pranë portës pas një grushtimi në tentativën e Modric. Japonezët nuk u dorëzuan por arritën pak para pushimit të barazonin me Shibasakin në një rrëmujë në zonë.
 
Kapiteni i Kashimas i vodhi sërish skenën galaktikëve, këtë herë me një goditje nga distanca që surprizoi portierin e Realit në golin e dytë. Për të rikthyer barazimin në stadiumin e Jokohamës, mendoi një penallti e konvertuar nga Ronaldo. Ndeshja shkoi në shtesë pas barazimit 2-2 dhe pikërisht këtu, blankos shënuan dy herë. Ronaldo i dha epërsinë spanjollëve para se tranversa e Suzukit të drithëronte sërish stadiumin.

Për të mbyllur diskutimin për trofeun, mendoi sërish Cristiano që vulosi finalen në 4-2. Reali i Madridit arkivon kështu një tjetër trofe prestigjioz në një vit kalendarik të karakterizuar nga spektakli.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel