“Një princeshë e vogël”

18/12/2016 00:00

Baleti për fëmijë “Një princeshë e vogël” u shfaq mbrëmjen e së shtunës, premierë në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

E bazuar në veprën e shkrimtarit anglez Francis H. Burnett me të njëjtin titull, shfaqja me koreografi të Arian Plakut, përpunim muzikor të Julian Shytit dhe regji të Driada Dervishit, ngjiti në skenë rreth 100 fëmijë durrsakë të moshave nga 3-15 vjeç.

Nën rrëfimin e aktores Sanie Hoti, balerinat e vogla përcollën te bashkëmoshatarët dhe prindërit që mbushnin sallën, mesazhin e thyerjes së klisheve, stereotipeve gjinore që u kërkojnë vajzave në moshë të vogël të jenë të bukura e të investojnë te pamja e tyre.

Nën një interpretim të ri të thënies “të gjitha vajzat janë princesha”, autorët e shfaqjes ftojnë fëmijët të jenë të zgjuar e plot humor, të zbulojnë e zhvillojnë tantentet e tyre, të ndjekin ëndrrat e të luftojnë për to, pasi vlejnë më shumë sesa bukuria fizike.

Këtë prag festash, baleti “Një princeshë e vogël” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Durrësit çdo mbrëmje nga data 18-22 dhjetor.

Top Channel