Homazhe për artistin; Lamtumira e fundit për Lazer Filipin

18/12/2016 00:00

Janë mbajtur sot në hollin e Teatrit Kombëtar homazhet në nder të aktorit të njohur të skenës shqiptare, Lazer Filipi.

Familjarë, miq, të afërm dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit artistit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 95 vjeçare.

Gjate karrierës së tij, artisti nga qyteti i Shkodrës interpretoi rreth 80 role në skenën e teatrit dhe ekranin e madh.

“Familja e peshkatarit”, “Toka jonë”, “Zonja e bujtinës”, “Në fillim të verës” dhe “Arturo Ui” janë vetëm disa nga dhjetëra role qe Filipi I dha ekranit shqiptar.

Roli i tij më i spikatur mbetet ai i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”.

Top Channel