Higuain: Sekreti i Juventusit, çmenduria

18/12/2016 00:00

Fitorja ndaj Romës mbrëmjen e së shtunës, ka rritur ndjeshëm shanset e bardhezinjve për të fituar sërish titullin kampion të Seria A.

Ende pa u mbyllur faza e parë Juventus e ka çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësen më të afërm Romën dhe në 9 pikë me Milanin e vendit të tretë që barazoi pa gola ndaj Atalantës.

“Rëndësi ka të ndihmosh ekipin, goli na bën të lumtur, por kjo është diçka që herët a vonë do vijë. E kam thënë shumë herë çfarë më stimulon mua tek Juventusi. Kur vjen këtu dhe të luan me lojtarë të cilët për pesë vjet radhazi janë kampion dhe shikon d[shirën e tyre të çmendur, të shkakton diçka përbrenda që të bën të çmendesh për çdo fitore. Kjo duhet të vazhdojë deri në fund, ne duhet të fitojmë sa më shumë tituj të jetë e mundur. “, ka deklaruar Higuain, autori i golit të fitores ndaj Romës.

Me fitoren mbrëmjen e kaluar Juventus ka barazuar edhe rekordin e vendosur në sezonin 2013-2014, kur drejtohej nga Antonio Conte, 25 fitore pa ndërprerje brenda fushe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB