Destinacionet e borës në Shqipëri

16/12/2016 00:00

Stina e dimrit është një mundësi shumë e mirë për të kaluar disa ditë pushimi, por edhe të merresh me sporte dimërore në vendet të cilat mund të frekuentosh në këtë sezon.

Shqipëria tashmë po hyn në listën e vendeve që ja vlen të vizitosh në dimër, pasi përveç natyrës, ushqimit tradicional të zonës ofron në këtë sezon edhe mundësi argëtimi, psh ski ndonëse pistat janë ende të pakta krahasuar me vendet fqinjë.

Dardha, Voskopoja, Parku i Thethit, Vermoshi, Parku i Dajtit, Razma, Llogaraja, Valbona janë destinacionet që mund të vizitohen tani.

Por nëse kemi ecur në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve ndaj turistëve , jemi ende prapa përsa i përket argëtimit në vendet me borë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA