Reali i Madridit, në finalen e Botërorit të Klubeve

15/12/2016 13:30

Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj Club America dhe kaloi në finalen e Botërorit të Klubeve.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane shënoi nga një herë në fundin e çdo pjese për të mposhtur skuadrën meksikane.

Golat u shënuan nga Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, me golin e këtij të fundit që u akordua nga arbitri pas konsultimit me arbitrin e moviolës. Pas rreth 60 sekondash paqartësie, u akordua goli i portugezit, i cili ishte nisur në kufijtë e pozicionit jashtë loje.

Në finalen e Botërorit të Klubeve, Reali do të luajë ndaj Kashima Antlers, skuadrës japoneze që mposhti 3-0 kolumbianët e Atletico Nacional.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA