F1, McLaren i ofron kontratë të re Alonsos

15/12/2016 00:00

McLaren nuk dëshiron të heqë dorë nga Fernando Alonso.

Sipas asaj që publikohet te “Speedweek”, skuderia nga Woking po mendon t’i ofrojë pilotit spanjoll një kontratë të re 3-vjeçare me skadencë vitin 2020.

Gjithnjë sipas “Speedweek”, është vetë drejtori i përgjithshëm i McLaren, Zak Brown ai që ka marrë inisiativën për rinovimin e kontratës me Alonson.

“Ai që kryen negociatat me pilotët është Eric Boullier dhe ne duam që me Alonson ato të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është piloti më i mirë në botë dhe ne duam që të vazhdojë të jetë end në skuadrën tonë”, tha Brown.

Ai që ia lehtëson më shumë gjërat në këtë pikë McLaren-it është vetë Alonso, i cili ka shprehur dëshirën për të qëndruar te skuadra britanike, pavarësisht zërave të fundit që flisnin për një kalim të mundshëm të tij te Mercedesi për të zëvendësuar Nico Rosberg.

Top Channel