Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Florida, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness Shtylla i ka mohuar Matija Dvornekovic, lojtarit kroat të Kukësit, një supergol në ndeshjen ndaj Korabit, të mbyllur në barazim 1-1.
Golat e shënuar nga Gavazaj dhe Lushtaku ishin me të vërtetë të bukur, por nëse topi i goditur me thembër nga 27-vjeçari kroat do të kishte përfunduar në rrjetë nuk do të kishte të krahasuar me ta.
Ishte vetëm minuta e 4-t e ndeshjes kur Dvornekoviç ul bukur një top në zonën e Korabit dhe më pas me një veprim të jashtëzakonshëm teknik e godet topin me thembër, i cili më pas fatkeqësisht për Dvornekovic nuk përfundon në rrjetë, por ndalet në shtyllë.
Me siguri që nëse një veprim i tillë do të ishte bërë nga Messi apo Ronaldo vëmendja do të kishte qenë shumë herë më e madhe.
Top Channel