Fitorja e 7 radhazi për Chelsea-n, nuk gabojnë as United e City

14/12/2016 00:00

Asnjë prej ekipeve kryesuese në Premier League nuk ka gabuar në ndeshjen e javës së 16, përveç Arsenalit që e luajti ndeshjen e tij një ditë më parë, duke u mposhtur nga Everton.

Chelsea fitoi minimalisht në transfertë ndaj Sunderland dhe këtë herë ishte spanjolli Fabregas, që i dha tre pikët skuadrës së drejtuar nga trajneri italian Conte.

Ndërkohë Manchester United u nderua fillimisht nga Pogba dhe më pas nga Ibrahimovic në transfertën ndaj Crystal Palace, duke dalë me tre pikë nga kjo sfidë.

Pas zhgënjimit një javë më para ndaj Leicester, Manchester City është rikthyer tek fitorja duke mposhtur 2-0 Watford me gola të Zabaleta dhe David Silva.

Ndërsa janë luajtur 16 javë në Premier League, Chelsea udhëheq i vetëm me 40 pikë,  i ndjekur nga Liverpool dhe Arsenal me nga 34 pikë.

Top Channel