Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Floridan, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness Për herë të parë në një ndeshje futbolli është akorduar një penallti pasi arbitri ka riparë në video aksionin e dyshimtë.
Kjo ka ndodhur në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve mes Atletico Nacional dhe Kashima Antlers, të përfunduar me rezultatin 3-0 për japonezët.
Por, përdorimi i pamjeve filmike nuk e shmangu gabimin në vendim. Nishi, lojtarit të cilit iu shkaktua faulli, ishte në pozicion jashtë loje kur nisi aksioni. Gjithsesi, hungarezi Viktor Kassai nuk e pa fare këtë “detaj”.
Berrio pengoi Nishin kur topi ishte ende larg dhe fillimisht arbitri nuk e vuri re këtë faull. Loja vazhdoi për 44 sekonda, deri kur arbitri i videos lajmëroi arbitrin kryesor për ndërhyrjen e gabuar. Pasi e pa edhe një herë aksionin, Kassai akordoi penallti dhe Dei e ktheu atë në gol.
Botërori i Klubeve është kompeticioni i parë zyrtar ku FIFA aplikon video-arbitrimin për rastet e dyshimta.
Top Channel