“Topi i artë” festohet me këpucë prej ari

13/12/2016 00:00

Cristiano Ronaldo po feston sukesin e tij më të ri pasi fitoi “Topin e Artë” 2016 dhe Nike nuk ka humbur shumë kohë për ta uruar. Kompania i ka dhuruar një palë këpucë sportive prej ari.

Këpucët Mercurial Superfly CR7 Vitorias do të jenë edhe në dyqanet e Nike për të gjithë ata që duan t’i blejnë, por do të ketë vetëm një numër të caktuar.

Kompania ka menduar që të hedhë në treg vetëm 777 palë. Përpos pjesës së poshtme prej ari, në këpucë janë të stampuar edhe CR7 dhe fjala “vitorias” që në shqip përkthehet si “fitore” apo “triumf”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel