Rrugëtimi i penelatave; Piktorë italianë dhe shqiptarë në “udhëtim”

13/12/2016 00:00

Një udhëtim veri-lindje, që ka në përbërje revolucionarizim e ndërgjegjes, shkëmbim idesh, kulturash dhe komunikimi.

Katër artistë italianë Bonnano, Burattini, Zanca e Battisti si dhe katër shqiptarë Mulliqi, Isufi, Ferraj dhe Peqini kanë zgjedhur të bëhen pjesë e këtij udhëtimi në një ekspozitë me të njëjtin emër.

“Udhëtim veri-lindje. Është ideja të përfshijmë disa artistë të rajonit të Ballkanit. Ka lindur në Peruxhia në muajt e parë të këtij viti. Më pas kemi patur një eksperiencë kontakti me Slloveninë, Kroacinë, Rumaninë, Poloninë, e tani mbyllin vitin me takimin me artistët shqiptarë”, u shpreh kritiku i artit Pino Bonnano.

Është një projekt që ka freskinë e kontaktit midis artistëve që vijnë nga sfonde krejt të ndryshme. Qoftë artistike, qoftë krijuese” thotë skulptori Genc Mulliqi, skulptor, artist pamor.

Në këtë udhëtim përreth Ballkanit këta artistë shkëmbejnë eksperiencat e disa prej shkollave të artit më të mira në Evropë. Duke marrë me vete një pjesë të jetës dhe punës së tyre.

“Puna ime është përqendruar në kuptimin e njeriut ne univers. Një koncept abstraksioni i ruajtur me elemente figurative”, shprehet piktori Romeo Battisti.

“Puna ime është e frymëzuar nga tematika e erës. Forca e erës. Kjo punë më tërheq. Është jeta për mua. Pas pak kohesh bëhet pjesë e mentalitetit tënd. Të përfshin”, shprehet skulptori Sestilio Burattini.

Një cikël që në mënyrë simbolike trajtohet metafora e betejës, e fitores dhe pse jo edhe metafora e humbjes”, shprehet Artan Peqini, artist pamor.

“Passaggio a Nord/Est”, pranë Galerisë Fab, ka shumë gjuhë dhe forma komunikimi, në kompleksitetin e çdo artisti pjesëmarrës.

Top Channel