Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

13/12/2016 00:00

Mërgim Mavraj sërish në formacionin më të mirë të javës në Bundesligës gjermane. Vijon forma fantastike e mbrojtësit të kombëtares shqiptare i cili gjatë këtij sezoni është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të prapavijës së Kolnit.

Në sfidën  e javës së 14-t ndaj Borussias së Dortmundit në Rhein Energie Stadion, takim i cili përfundoi në barazim 1-1, Mavraj bëri një paraqitje mbresëlënëse duke u treguar i sigurt në çdo ndërhyrje të tij gjatë gjithë 90 minutësh-it dhe nëse nuk do të ishte për atë gol të realizuar nga Marco Reus në fund, Kolni falë edhe 30-vjecarit shqiptar do të kishte arritur një fitore shumë të rëndësishme.

Mavraj është përfshirë nga rrjeti televiziv gjerman ARD në 11-shën më të mirë të javës së 14-t përkrah emrave të rëndësishëm si Arjen Robben, Thomas Muller e Robert Lewandowski. Në seksionin e saj dedikuar sportit, ARD arsyeton edhe faktin se përse mbrojtësi shqiptar është pjesë e formacionit më të mirë të javës.

“Mavraj ka pasur një rol të rëndësishëm duke bërë që sulmuesi kryesor i Dortmundit dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit Pierre Emerick Aubameyang ta godiste vetëm 1-herë portën në këtë sezon, dhe kjo ndodhi pikërisht në ndeshjen ndaj Koln-it. 30-vjeçari ka arritur të fitojë të gjitha duelet me kundërshtarët dhe ka qenë një nga lojtarët më të kompletuar në fushë për Koln-in, shkruan rrjeti televiziv gjerman për performancën e Mërgim Mavrajt.

Top Channel