Makina përplaset me shtëpinë, në gjendje të rëndë drejtuesi

13/12/2016 00:00

Një aksident ndodhi në orën 09:30 të mëngjesit në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Një makine tip “Ford Fiesta” është përplasur fillimisht me një autobus urban dhe më pas përfundoi në murin e një banese private.

Në pamjet e dërguara në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel, duken çastet e para pas aksidentit, kur pritej policia dhe ambulanca për të nxjerrë nga makina e dëmtuar, drejtuesin e mjetit.

Sipas dëshmitarëve, ai  ka marrë plagë të rënda, por kalimtarët e rastit i kanë shpëtuar përplasjes.  Më pas shoferi është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa rrezik për jetën.

Policia dyshon se makina po lëvizte me shpejtësi dhe  ky mendohet të ketë qenë edhe shkaku i aksidentit.

Top Channel