Lewandowski rinovon me Bajernin

13/12/2016 16:10

Bajerni i Mynihut njoftoi se ka rinovuar kontratën me polakun Robert Lewandowski deri në 30 qershor të vitit 2021.

Një zgjatje 2-vjeçare e kontratës për sulmuesin, i cili përflitej gjithmonë se mund të bëhej një futbollist i Realit të Madridit.

“Jam shumë i lumtur që negociatat patën rezultat pozitiv. Do të qëndroj edhe disa vite më shumë me Bajernin dhe së bashku do të përpiqemi të arrijmë objektiva ambiciozë”, tha sulmuesi.

Edhe Presidenti i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, shprehu lumturinë e tij për këtë rinovim.

“Jam i kënaqur që kemi siguruar për një periudhë afatgjatë shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë”, tha Rummenigge.

Top Channel