Cristiano: Dua 5 Topa të Artë, sa Messi!

13/12/2016 00:00

“Do të përpiqem të barazoj Messin me Topa të Artë!”

Kjo është deklarata e Cristiano Ronaldos për “France Football”, pasi fitoi Topin e Artë numër 4 të karrierës.

“Do të jem një nga kandidatët, si gjithmonë. Por, objektivi im i momentit është Botërori i Klubeve. Më pas, Champions, kampionat dhe kupë. Dua të fitoj gjithçka”, deklaroi numri 7 i Realit.

Cristiano Ronaldo gjithashtu është bindur për të ndryshuar pozicionin e tij në fushë.

Sulmuesi i Realit të Madridit, fituesi i freskët i Topit të Artë, tha se po mendon jo vetëm për këtë sezon, por edhe për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, ka vendosur që të mos i luajë të gjitha ndeshjet dhe ka deklaruar se po mendon që të ndryshojë rolin e tij.

“Me kalimin e viteve humbasim në disa aspekte dhe fitojmë në të tjera. Unë përpiqem që të jem fizikisht mirë dhe të mendoj për fundin e sezonit, jo vetëm për fillimin. Jam 31 vjeç dhe ndihem mirë, por shoh që nuk rekuperohem aq shpejt si më parë pas një ndeshjeje. Po mendoj edhe ndryshimin e pozicionit tim në fushë, nuk e kam problem”, tha portugezi, i cili mund të zhvendoset në qendër të sulmit, duke qenë se i ka humbur “shpërthimet” e dikurshme në krah.

Top Channel