Vrasja e Ksamilit, familjarët: Të gjenden autorët

12/12/2016 00:00

Familjarë të Agron Xhezairit i ekzekutuar me breshëri automatiku në pragun e shtëpisë së tij në Ksamil mbrëmjen e së dielës thanë se 53-vjeçari nuk kishte konflikte me askënd dhe se jetonte duke kërkuar punë të rastit në ndërtim ose në sektorin e midhjes.

Kunati i viktimës që ishte personi që konstatoi edhe vdekjen e tij me 5 plumba dhe se ngjarja i ka tronditur rëndë familjarisht.

“Nusja ulërinte, nëna po ashtu. E gjetëm të shtrirë në shkallë”, shprehet kunati i viktimës, Flarent Malkaj.

TCH: Ka lidhje me çështjen e djalit?

Malkaj: Nuk di si të them, ndoshta po e ndoshta jo.

TCH: Kishte konflikte familja?

Malkaj: Jo, e kanë pasur mirë me të tërë njerëzit.

Ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë disa nisur edhe nga provat e gjetur në vendngjarje. Policia tha se dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Pas vrasjes u ndaluan disa anëtarë të familjes Bardhi në fshatin Shëndëlli, ndërsa të tjerë u shpallën në kërkim. Kryeplaku i fshatit Ndue Kola tha se, policia nuk duhet të ketë si pistë të vetme vetëm fshatin Shëndëlli.

“Policia erdhi dhe bëri kontroll te shtëpitë e këtyre. Ne ishim në lokal dhe nuk e dinim se ç’kishte ndodhur”, shprehet Ndue Kola, kryeplak i fshatit Shëndëlli.
 
Agron Xhezairi më 30 tetor të këtij viti i shpëtoi një tjetër atentati me bombë të telekomanduar në makinën e tij. Dy vrasjet dyshohet se janë konflikte të lidhura me pazare droge mes dy të rinjve Xhezairi dhe Bardhi.

Top Channel