Vazhdojnë operacionet për kapjen e Balilit, hetime për dekonspirim

12/12/2016 00:00

Policia nuk i ka ndërprerë kërkimet për Klemend Balilin, i cilësuar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Burime nga unformat blu bëjnë me dije se përveç Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës, kërkimet janë shtrirë edhe në disa zona të tjera të vendit. Kontrolle janë ushtruar edhe në disa mjedise në qytetin e  Durrsit, në Tiranë dhe në Ksamil, por pa sukses.

Nga ana tjetër, të afërmit e 43-vjeçarit kanë rezufuar të japin informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa çështja ndaj ish-drejtorit të Transporteve mund të sjellë të arrestuar ose përjashtuar nga radhët e policisë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim mbi dyshimet e dekonspirimit të operacioenve për kapjen e tij në të paktën 3 rastse.

Hetimi i SHÇBA-së do të fokusohet tek personat që kanë patur dijeni për operacionet blic që janë zhvilluar për kapjen e Balilit. Dyshimet janë se dekonspirimi mund të ketë ardhur nga policia lokale, por në sitë do të kalojnë edhe forcat e posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Për kapjen e Balilit policia nisi të shtunën një operacion masiv. Burimet shtojnë se nuk përjashtohet mundësia që “Eskobari” të jetë larguar nga territori i Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Top Channel