Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 13 të mesditës së të hënës në kryeqytet, në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” në afërsi të një karburanti.
Viktima e aksidentit rrugor, këmbësori 71-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë ende publik, është përplasur nga automjeti “BMË” i drejtuar nga një 18-vjeçar. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia u gjend shumë shpejt në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është ngritur edhe një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e aksidentit rrugor. Drejtuesi i automjetit tashmë është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor për procedurat e mëtejshme.
Top Channel