Stadiumi magjepsës ku luajti ekipi i dytë i Real Madrid

12/12/2016 00:00

Skuadra spanjolle e futbollit CD Mensajeros luan në një stadium mjaft të veçantë, i cili është i ndërtuar mbi një ndërtesë gjigante.

CD Mensajeros militon në kategorinë e tretë në Spanjë, në të cilën merr pjesë edhe skuadra e dytë e Realit të Madridit. Në ndeshjen e kësaj jave dy ekipet u përballen me njëri tjetrin. Rezultati në fund ishte barazim 2-2, por ajo që ra në sy ishte stadiumi ku u zhvillua takimi.

Një ndërtesë gjigante është ngritur mes disa kodrave, ndërsa mbi të është krijuar edhe fusha e futbollit, me të gjitha parametrat e nevojshme për të zhvilluar një takim të këtij niveli.

Stadiumi “Santa Cruz”, përveç fushës me bar sintetik, ka edhe disa shkallë për tifozët në njërën anë edhe pse në numër  të vogël. Megjithatë pamja e ofruar është fantastike.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel