Mourinho si Grinch, “vjedh” Krishtlindjet

12/12/2016 00:00

Jose Mourinho nuk është Grinch-i, por me siguri që kështu u duket lojtarëve të Manchester United.

Sipas “The Sun”, trajneri portugez i “Djajve të Kuq” ka programuar një stërvitje në orën 16:30 të datës 25 dhjetor. Ka skuadra që stërviten në Krishtlindje, por zakonisht paradite, në mënyrë që të kenë ditën përpara për ta shfrytëzuar me familjet e tyre. Ndërsa shumica e ekipeve e bëjnë pushim.

Kjo seancë është programuar pasi ditën pasardhëse “Boxing Day”, Manchester United luan në shtëpi, kundër Sunderland.

Gjithmonë sipas “The Sun”, lojtarët janë shumë të pakënaqur nga ky programim dhe shumë prej tyre thonë se e kanë anuluar festën e Krishtlindjes.

Top Channel