Parashutisti bie në stadium, ndërpret ndeshjen Tomorri-Sopoti

11/12/2016 00:00

Ndeshjet në kampionatet shqiptare janë ndërprerë së fundmi për shkak të ikjes së dritave në stadium. Por, në Berat është regjistruar një rekord i ri në këtë drejtim.

Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë të futbollit mes Tomorit dhe Sopotit, lojtarë ndalen lojën me sytë nga qielli nga ku po vinte një parashutist.

Ai është ulur në fushë ndërsa më vonë është mësuar se personi, një amator i fluturimeve me parashutë nga lartësitë, kishte patur vështirësi në ulje në vendin e përcaktuar dhe ju drejtua stadiumit të qytetit.

Top Channel