Mkhitaryan i jep fitoren United

11/12/2016 00:00

Manchester United mori një fitore të rëndësishme përballë Tottenham në “Old Trafford”. “Djajtë” e Mourinhos triumfuan 1-0 për tre pikë të reja që e afrojnë në 6 pikë me vendin e katërt, pozicion që të çon në Champions sezonin e ardhshëm.

Pas një fillimi të vështirë të karrierës në Manchester, Henrikh Mkhitaryan konfirmohet si njeriu i momentit duke shënuar edhe ndaj Spurs e duke bërë një ndeshje të madhe, pavarësisht se në fund u detyra të largohet me barelë për shkak dëmtimi.

Ishte një pasim i gabuar i Kane që i dorëzoi topin Herreras në mesin e fushës dhe spanjolli dha një top mes dy mbrojtësve kundërshtarë të cilin e arrin armeni dhe me një gjuajtje potente realizon golin e parë në Premier League.

Pjesa e dytë ishte me shumë ritëm dhe sërish “djajtë” ishin ata që iu afruan më shumë golit. Traversa i mohoi golin francezit Pogba që ekzekutoi bukur një goditje dënimi afër portës, por pa mundur ta çojë në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:15, Southampton mposhti 1-0 Middlesbrough në shtëpinë e saj falë një supergoli të Boufal.

Top Channel