Lushnje, pranga se kundërshtoi me forcë efektivin e policisë

11/12/2016 00:00

“Blutë” e qytetit të Lushnjes njoftojnë arrestimin e një shtetasi në flagrancë, pasi është ndaluar teksa drejtonte automjetin në kundërvajtje, e më pas ka kundërshtuar me veprime të dhunshme efektivin.

I ndaluari është Daniel Metushi, 39 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” të qytetit të Lushnjes. Sipas sqarimit të policisë, 39-vjeçari ka qenë duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 714 OP në kundërvajtje në pedonalen para Bashkisë së Lushnjes duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. E pasi nuk i është bindur punonjësit të patrullës së përgjithshme gjatë shoqërimit, atij i janë vënë prangat.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për Naim Hajdarin, 48 vjeç, dhe Amarildo Çela, 24 vjeç, të cilët kanë qenë duke drejtuar respektivisht një motor tip “Yingxiang” dhe një traktor “Taichan”, pa pasur leje për to. I pari është banues i lagjes “Hajdaraj”, ndërsa i dyti në fshatin Ballagat të Lushnjes.

Top Channel