Juventus fitore me përmbysje në derbi, vendos Higuain

11/12/2016 00:00

Juventus ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në derbin ndaj Torinos, duke konsoliduar gjithnjë e më tepër pozitat e saj në krye të renditjes së Seria A.

Të parët që kanë kaluar në avantazh ka qenë Torino me atë të Belotit në minutën e 16’. Por avantazhi i tyre ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi në të 28’ Higuain ka shënuar golin e barazimit.

E ndërsa ndeshja po shkonte drejt finishit me shifrat e barabarta 1-1, ka qenë sërish Higuain ai që ka shënuar edhe golin e avantazhit për bardhezinjtë.  Por nuk ka mbaruar gjithçka këtu, në minutat shtesë Pjanic i ka shënuar edhe golin e nokautit duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 1-3.

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë disfatë të Torinos.

Mungesa për shkak të dëmtimit e Etrit Berishës duket se po i shkakton probleme Atalantës, e cila u mund në shtëpi nga Bolonja me rezultaton 1-3.

Napoli ka fituar bindshëm në transfertë ndaj Kaljarit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-5.

Top Channel