Futbolli ndihmon në nisma sociale

11/12/2016 00:00

Një nismë për të ndërgjegjësuar në ndalimin e dhunës ndaj femrave bëri bashkë në një fushë futbolli shumë institucione të rëndësishme shqiptare mes të cilave FSHF, Ministrinë e Drejtësisë, Bashkinë e Kavajës dhe Drejtorinë e Burgjeve.

Në stadiumin e Besës u organizua një ndeshje miqësore mes një ekipi të moshave të Durrësit dhe një institucioni të vuajtjes së dënimit përmes motos “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Pasi kane përshëndetur skuadrat e zonës së Durrësit U-17 dhe ekipin e Drejtorisë së Burgjeve, personalitetet kane përçuar mesazhet e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.

Qëllimi i aktivitetit ka qenë rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nëpërmjet aktiviteteve sportive.

Ndeshja mes te rinjve është ndjekur me interes dhe ka përfunduar me rezultatin 5-3. Ajo është ndjekur nga dhjetëra qytetare të Kavajës.

Top Channel