“Chaos Party” në Tiranë, 11 të arrestuar

11/12/2016 11:00

Policia e Tiranës ka njoftuar finalizimin e operacionit “Chaos Party”, në kuadër të goditjes e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokalet e natës.

Pas kontrolleve në disa lokale të ndryshme tek ish-Blloku janë arrestuar në flagrancë 11 persona dhe është proceduar një shtetas në gjendje të lirë. Ndërkohë, u shoqëruan për verifikim 29 persona.
 
Në këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klientë të këtyre lokaleve.Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 5 gramë kokainë, 3 gramë kanabis sativa, 2 kanaçe inoksi për ngrohjen e lëndës narkotike dhe 4 tuba plastikë.

Top Channel