Ramos shpëton sërish Realin

10/12/2016 00:00

Një mrekulli e Sergio Ramos, ashtu si në “El Clasico”, i ka dhënë këtë herë fitoren Realit të Madridit përball La Coruna-s.

Ka qenë shumë e vështirë për madrilenët kjo ndeshje që të pestë golat i rezervoi në pjesën e dytë.

Morata në minutën e 50-të zhbllokon takimin, ndërkohë që Hoselu brenda dy minutave shënon dy gola duke përmbysur shifrat e takimit.

Diaz në minutën e 84-t çon në 2-2 shifrat dhe vetëm në kohën shtesë gol i Sergio Ramos i jep tre pikët skuadrës së Zidan që ruan distancën prej 6 pikë në krye të klasifikimit.

Pas tre barazimeve radhazi, i fundit në klasiken me Realin e Madridit, Barcelona rigjen fitoren në Pamplona kundër Osasunës të cilën e mundi me rezultatin 3-0. Skuadra “blaugrana” pa Neymar në pjesën e parë krijon disa raste me Messin, Iniesta-n dhe Suarez, por pa rezultat. Zhbllokimi i takimit vjen në minutën e 59-të me Suarez, i cili pak minuta më pas do të shndërrohej në njeriun asist të golit të dytë të Messit që edhe në fundin e ndeshjes shënon golin e tretë për Barcelonës dhe të dytin personal.

Top Channel